25/05/2009
ZAGREB, Kroaci -- Studentët në fakultetin e filozofisë të Universitetit të Zagrebit vendosën të dielën (24 maj) që të përfundojnë protestën e tyre pesë-javore kundër planeve për pagesat. Sipas rregullave të reja të miratuara nga qeveria, pa pagesë do të jenë vetëm studentët që kalojnë provimet në kohë. Duke njoftuar vendimin e tyre të dielën, përfaqësuesit e studentëve thanë se nuk duan të pengojnë punën e kolegëve të tyre. Studentët në Rijeka dhe Zadar i lanë protestat e tyre rreth dhjetë ditë më parë. (HRT, Javno, Jutarnji List, BHRT, Fena, BTA - 24/05/09)
Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.
Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.
Politika e komenteve të SETimes