29/04/2009
MOSKE, Rusi -- Kryeministri bullgar Sergej Stanishev përfundoi një vizitë në Moskë të martën (28 prill) midis lajmeve se të dy qeveritë kishin arritur një marrëveshje mbi projektin që po vonohet gjatë, Rrjedha e Jugut. Gazprom dhe Bulgargaz, ndërmarrja shtetërore bullgare e gazit natyror, do të nënshkruajnë një marrëveshje zyrtare brenda dy javësh. Rusia ra dakord të heqë kërkesën për të përdorur pjesë nga rrjeti ekzistues i gazit natyror në Bullgari, pas kundërshtimit nga Sofia për të hequr dorë nga ndonjë aksion në tubacionin e saj. Gazprom do të zotërojë 50% të aksioneve në tubacionin e ri që do të ndërtohet nën Detin e Zi dhe rreth Ukrainës. Rusia është e angazhuar gjithashtu që të mbajë vëllimet e tranzitit të gazit natyror përmes territorit bullgar, duke garantuar pagesat e tranzitit.
Në lajme të tjera, Presidenti bullgar Georgi Parvanov vendosi të martën që të caktojë zgjedhjet e përgjithshme për më 5 korrik. Ai kishte kundërshtuar ndryshimet e fundit nëj sistemin zgjedhor, që në fakt ngritën pragjet që koalicioniet dhe partitë individuale duhet të përmbushin. Bullgaria zhvillon më 7 qershor zgjedhjet për në Parlamentin Europian. (Sega, Trud, Dnevnik, 24 Chasa - 29/04/09; BTA, Focus, Darik, Mediapool - 28/04/09)
Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.
Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.
Politika e komenteve të SETimes