Mijëra vetë mblidhen në Beograd për të nderuar Gjingjiç

13/03/2009

BEOGRAD, Serbi -- Politikanë të lartë, përfshirë Presidentin Boris Tadiç dhe Kryeministrin Mirko Cvetkoviç si dhe mijëra vajtues, i bënë të enjten (12 mars) homazhe Kryeministrit të vdekur Zoran Gjingjiç, duke shënuar gjashtë vjetorin e vrasjes së tij. Përfaqësuesit e Partisë Demokratike të Gjingjiç dhe e veja e tij, djali, nëna dhe motra vunë lule dhe ndezën qirinj në varrin e tij. Ish-ministra nga qeveria e tij dhe ministrat e qeverisë së tanishme bënë gjithashtu homazhe. Në mesditë, më tepër se 3,000 persona u bashkuan në një marshim në qendrën e Beogradit në kujtim të udhëheqësit pro-europian, i cili u vra më 12 mars 2003 jashtë godinës së parlamentit. Gjingjiç kryesoi qeverinë e parë reformiste serbe pas rrëzimit të rregjimit të Sllobodan Millosheviçit.

Në lajme të tjera të enjten, Zëvendës/Kryeministri Bozhidar Gjeliç tha se Serbia ka të ngjarë të dërgojë kërkesën e saj për anëtarësim në BE këtë vit. Ai po takohej me Ministrin e Jashtëm britanik Dejvid Milibend dhe Ministren për Çështjet e BE, Karolajn Flint në Londër. Komisioneri i Zgjerimit të BE Olli Rehn i ka kërkuar Serbisë të mos nxitojë në bërjen e kërkesës. (AFP, Beta, B92, FoNet - 12/03/09)

Kjo përmbajtje është autorizuar nga SETimes.com.
Loading

Voto

Loading

Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.

Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.

Politika e komenteve të SETimes

Kosovë: Gjendje pa rrugëdalje në kufi

Kosovë: Gjendje pa rrugëdalje në kufi

Energji: Çështje dhe Prirje

Energji: Çështje dhe Prirje

Në ndryshim të perceptimit: Gratë në Ballkan

Në ndryshim të perceptimit: Gratë në Ballkan

Ballkani nis të bëhet i gjelbër

Ballkani nis të bëhet i gjelbër
Loading
Loading
Loading
Loading

Anketë

BE kohët e fundit zgjodhi të vonojë dhënien e statusit të kandidatit Serbisë duke prishur shpresat se piketa historike do të arrihej këtë vit. Sa serioz është dëmi politik ndaj presidentit Boris Tadiç dhe koalicionit qeverisës?

Shumë serioz
Serioz
I mesëm
I parëndësishëm
Nuk ka dëm



shih rezultatet Shto koment