08/01/2009
TIRANË, Shqipëri -- Republika Çeke thotë se do të mbështesë përpjekjen e integrimit në BE të Shqipërisë gjatë presidencës së saj të bllokut, në gjysmën e parë të 2009. Ambasadorja çeke në Tiranë, Marketa Fialkova u takua të mërkurën (7 janar) me kryeministrin Sali Berisha dhe dha siguri për këtë. Berisha tha se qeveria e tij ka ndërmend të aplikojë për statusin e kandidatit gjatë termit të tij dhe do të thellojë reformat dhe garantojë zgjedhje të lira.
Gjithashtu të mërkurën, qeveria vuri 12 janarin si ditën e parë për shtetasit për të aplikuar për kartat elektronike që do të lëshohen tetë ditë pas aplikimit. Kabineti vendosi gjithashtu të mërkurën të miratojë një projekt-ligj mbi ngritjen e një Instituti për Studimin e Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit në Shqipëri. Sipas projekt-ligjit, 20 shkurti do të bëhet dita e përkujtimit të viktimave të komunizmit. Një obelisk që nderon ata do të ngrihet në një nga sheshet kryesore të Tiranës. (Top Channel, Shekulli, Klan, Alsat - 07/01/09)
Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.
Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.
Politika e komenteve të SETimes