02/12/2008
ZAGREB, Kroaci -- Opozita akuzoi të hënën (1 dhjetor) kryeministrin Ivo Sanader për mbështetjen e shkeljeve të të drejtave të njeriut pasi policia mori në pyetje një të ri për krijimin e një grupi kundërshtarësh të Sanader në një rrjet social online, Facebook. Niksha Kleçak, 22 vjeç, e quajti grupin e tij "Vë bast se mund të gjej 5,00 vetë që nuk e përlqejnë Sanader". Policia thotë se e hetoi atë për shkak të një fotomontazhi që tregonte Sanader në uniformë naziste. Ligji kroat i ndalon simbolet naziste. Kleçak u lirua vetëm pasi provoi se nuk e kishte ngarkuar në ueb ai fotografinë. Kreu i Partisë opozitare Social Demokratike, Zoran Milanoviç e përshkroi rastin si një "precedent të rrezikshëm" që kërcënon lirinë e shprehjes. (Vecernji List, AP, Javno - 01/12/08)
Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.
Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.
Politika e komenteve të SETimes