09/10/2008
BUKURESHT, Rumani -- Gjykata Kushtetuese gjykoi të mërkurën (8 tetor) si jokushtetues një amendament të ligjit mbi procedurat e emërimit të prokurorëve miratuar nga senati në shtator. Gjykata spjegoi se kalimi i amendamentit shkeli censet kushtetuese lidhur me procedurat legjislative. Vendimi i gjykatës është përfundimtar dhe detyrues. Amendamenti i miratuar hoqi pushtetin e presidentit për të emëruar kryeprokurorët në Zyrën e Ndjekjes së Anti-korrupsionit, Departamentin e Krimit të Organizuar dhe Hetimit të Terrorizmit dhe në Zyrën e Prokurorisë të Gjyaktës së Lartë. Sipas amendimit të ligjit, këto emërime do t'i bënte Këshilli i Lartë i Magjistratëve. (Mediafax, Agerpres, Ziare - 09/10/08)