Tarikeanu i Rumanisë zëvendëson ministrin e arsimit

08/10/2008

BUKURESHT, Rumani -- Kryeministri Kalin Tarikeanu shkarkoi të martën (7 tetor) ministrin e arsimit Kristian Adomnitei dhe e zëvendësoi atë me Anton Anton, kreu i Autoritetit Kombëtar për Kërkimin Shkencor. Adomnitei votoi në favor të masës që u jepte mësuesve një rritje 50% të pagave e cila nga ana e vet shkaktoi kërkesa për rritje ekuivalente nga punonjësit e tjerë shtetërorë që kanë kërcënuar për greva të plota po qe se nuk përmbushen kërkesat.

Gjithashtu të martën, Tarikeanu ftoi të premten përfaqësuesit e katër konfederatave të vendit për të diskutuar çështjen e rritjes së pagave. Më tepër se 10,000 punonjës dhe anëtarë sindikatash marshuan rreth parlamentit të martën duke kërkuar paga më të larta dhe kushte më të mira pune. (Evenimentul Zilei, Adevarul, Gandul, Cotidianul, Ziua - 08/10/08; Mediafax, Agerpres, Realitatea TV, AP, Ziare - 07/10/08)

Kjo përmbajtje është autorizuar nga SETimes.com
Loading

Çfarë mendoni rreth këtij artikulli

icon12345icon

Artikujt e sotëm

Loading

Artikuj që kanë lidhje

Loading