Maqedonia do të mbajë zgjedhjet presidenciale dhe lokale në 15 mars

08/10/2008

SHKUP, Maqedoni -- Zgjedhjet presidenciale dhe lokale do të bëhen në 15 mars 2009, ranë dakord krerët e katër partive më të mëdha në vend të martën (7 tetor). Partia qeverisëse VMRO-DPMNE dhe Bashkimi Demokratik për Integrimin (BDI) si dhe opozita, Aleanca Social Demokratike e Maqedonisë (SDSM) dhe Partia Demokratike e Shqiptarëve (PDSH) ranë gjithashtu dakord që pragu i pjesëmarrjes në votime për zgjedhjen presidenciale duhet të ulet nga 50% në 40%.

Në lajme të tjera, ministria e mbrojtjes tha të martën se Maqedonia do të tërheqë trupat nga Iraku në fund të dhjetorit, pas pesë vitesh atje. Të 77 trupat do të lënë bazën ushtarake në qytetin Taji, rreth 95 km në veri të Bagdadit. (AFP, A1, Makfax, MIA - 07/10/08)

Kjo përmbajtje është autorizuar nga SETimes.com
Loading

Çfarë mendoni rreth këtij artikulli

icon12345icon

Artikujt e sotëm

Loading

Artikuj që kanë lidhje

Loading