Krerët e koalicionit qeverisës të BiH do të takohen në nëntor

08/10/2008

SARAJEVË, Bosnje dhe Herzegovinë (BiH) -- Krerët e gjashtë partive të koalicionit qeverisës në BiH do të takohen në gjysmën e parë të nëntorit në Banja Luka, tha të martën (7 tetor) kreu i Partisë së Përparimit Demokratik (PDP) Mladen Ivaniç. Ai shtoi se samiti i Bashkimit të Social Demokratëve të pavarur (SNSD), PDP, Partisë së Veprimit Demokratik (SDA), Partisë për BiH (SBiH), Bashkimit Demokratik Kroat (HDZ) dhe Bashkimit Demokratik Kroat 1990 (HDZ 1990), do të përqëndrohet në regjistrimin e ri të popullsisë, statusin e distriktit të Brcko dhe përpjekjet për të rënë dakord mbi pasuritë shtetërore dhe ushtarake. Zgjidhja e dy çështjeve të fundit është një parakusht për mbylljen e Zyrës së Përfaqësuesit të Lartë. (RTRS, SRNA - 07/10/08)

Kjo përmbajtje është autorizuar nga SETimes.com
Loading

Çfarë mendoni rreth këtij artikulli

icon12345icon

Artikujt e sotëm

Loading

Artikuj që kanë lidhje

Loading