08/10/2008
SOFJE, Bullgari -- Gjatë një vizite në Sofje të martën (7 tetor) presidenti qipriot Demetris Kristofias përjashtoi një konfederatë të ardhshme të dy vendeve më vete në ishullin e tij të ndarë. Ai theksoi se grekët qipriotë nuk do të pranonin një konfederatë që kreu turk qipriot Mehmet Ali Talat propozoi si një bazë për ribashkimin. Kristofias paralajmëroi se në qoftë se dy komunitetet brenda federatës fitojnë më shumë autoritet, siç ngul këmbë Talat, kjo do të "pengonte efektivisht qeverinë qendrore [të ardhshme]". Presidenti tha se kërkesa e Talat për dy shtete më vete, politikisht të barabartë përbën një pengesë të madhe për procesin e ribashkimit . Bisedimet midis Kristofias dhe Talat do të rinisin të premten. (Hurriyet, NTV, CNA, Politis, BTA - 07/10/08)