Qeveria rumune dhe punonjësit publikë nuk ja dalin të arrijnë marrëveshje mbi rritjen e pagave

07/10/2008

BUKURESHT, Rumani -- Punonjësit publikë njoftuan të hënën (6 tetor) se do të nisnin një grevë paralajmëruese të enjten, pasi bisedimet mbi rritjen e pagave midis përfaqësuesve të sindikatës dhe ministrit të ekonomisë Varuzhan Vosganian dështuan. Punonjësit publikë kërkojnë një 50% rritje pagash për t'u përqasur me rritjen e pagave që ju dha mësuesve. Sindikata që përfaqëson punonjësit e shëndetësisë po kërkon gjithashtu një rritje 50% të pagave për anëtarët e vet. (Adevarul, Evenimentul Zilei, Cotidianul - 07/10/08. Mediafax, Agerpres, Ziare, Realitatea TV - 06/10/08)

Kjo përmbajtje është autorizuar nga SETimes.com
Loading

Çfarë mendoni rreth këtij artikulli

icon12345icon

Artikujt e sotëm

Loading

Artikuj që kanë lidhje

Loading