Krerët maqedonas mbeten të ndarë lidhur me mosmarrëveshjen e emrit me Greqinë

07/10/2008

SHKUP, Maqedoni -- Krerët politikë u takuan të hënën (6 tetor) por nuk ja dolën të arrijnë një qëndrim të përbashkët në mosmarrëveshjen e gjatë për emrin me Greqinë. Ata kishin shpresuar për konsensus përpara takimit të së martës në Nju Jork midis të dërguarit të BE në mosmarrëveshje, Matthew Nimetz dhe përfaqësuesve të Athinës e Shkupit në bisedime. Kryeministri Nikola Gruevski dhe partnerët e tij të koalicionit vazhdojnë të këmbëngulin se një formulë e dyfishtë, nën të cilën vendi do të mbante emrin e tij kushtetues por të përdorte një të ndryshëm ndërkombëtarisht, është zgjidhja më e mirë për mosmarrëveshjen e emrit. Presidenti Branko Crvenkovski dhe dy parti më të vogla kundërshtojnë formulën e dyfishtë. (MIA, Makfax - 06/10/08)

Kjo përmbajtje është autorizuar nga SETimes.com
Loading

Çfarë mendoni rreth këtij artikulli

icon12345icon

Artikujt e sotëm

Loading

Artikuj që kanë lidhje

Loading