Serbia paralajmëron Malin e Zi kundër njohjes së Kosovës

07/10/2008

BEOGRAD, Serbi -- Ministri i jashtëm Vuk Jeremiç paralajmëroi të hënën (6 tetor) Malin e Zi fqinjë që të mos njohë pavarësinë e Kosovës duke thënë se Serbia do të përgjigjej me masa hakmarrëse të papërcaktuara. Politikanët malazezë sugjeruan javën e fundit se vendi mund të bashkohej me Shtetet e Bashkuara dhe shumicën e vendeve të BE në njohjen e Kosovës pasi pavarësia e saj është tashmë një fakt. Jeremiç e përshkroi një masë të tillë si "një thikë në shpinë".

Asambleja e Përgjithëshme e OKB-së voton të mërkurën mbi nismën e Serbisë për t'ja referuar çështjen e Kosovës Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë (ICJ) për një vendim. Përfaqësuesi i posaçëm i BE në Kosovë, Pieter Feith tha se ndërsa Serbia ka një të drejtë të ligjshme të kërkojë ICJ për opinionin e vet, çështja e pavarësisë është e mbyllur. Ai po fliste në një konferencë organizuar nga Klubi i Politikës së Jashtme në Prishtinë. (Koha Ditore, Express, Zeri, Kosova Sot - 07/10/08; Beta, Tanjug, B92, AP, Kohavision, RTK - 06/10/08)

Kjo përmbajtje është autorizuar nga SETimes.com
Loading

Çfarë mendoni rreth këtij artikulli

icon12345icon

Artikujt e sotëm

Loading

Artikuj që kanë lidhje

Loading