23/09/2008
PRISHTINË, Kosovë -- UNMIK ka rimarrë kontrollin mbi godinën e gjykatës bashkiake e të qarkut në pjesën veriore të mbizotëruar nga serbët të Mitrovicës. KFOR i kishte mbikqyrur ato që nga trazirat vdekjeprurëse në mars. Zëdhënësi i UNMIK-ut Aleksander Ivanko tha të hënën (22 shtator) se gjykatat do të rinisin punën në 3 tetor, me staf fillimisht nga gjykatësit e prokurorët ndërkombëtarë. Ivanko shtoi se policia e UNMIk do të vendosej jashtë godinës dhe rrotull saj. Trupat e KFOR do të vendosen gjithashtu por në numra më të vegjël. Në 17 mars, policia e UNMIK mësyu godinën e cila qe zënë nga ish punonjësit serbë që kërkonin të lejoheshin të ktheheshin në punët e tyre. Gjatë përleshjeve që pasuan, u vra një polic ukrainas dhe 64 policë të tjerë të UNMIK u plagosën. U plagosën gjithashtu dy duzina trupash të KFOR dhe disa demonstrues serbë. (Koha Ditore, Zeri, Express - 23/09/08; Alsat, RTK, Tanjug, B92 - 22/09/08)