UNMIK do të mbetet në zonat e mbizotëruara nga serbët në Kosovë

22/09/2008

PRISHTINË, Kosovë -- UNMIK do të vazhdojë praninë e vet në zonat me mbizotërim serb të Kosovës edhe pas zvogëlimit, për të shmangur një vakum sigurie, tha të dielën (21 shtator) zëvendës shefi i UNMIK David Harland. Ai konfirmoi se misioni së shpejti do të reduktohet në 70% nga 4,000 punonjës që ka aktualisht, si pjesë e procesit në vazhdim të rikonfigurimit. Sipas Harland, përparësia kryesore e UNMIK mbetet rivendosja e rendit të ligjit në Kosovën veriore.

Në lajme të tjera, një raport i ri nga departamenti i shtetit gjen se feja në Kosovë përgjithësisht është respektuar nga qeveria. Ai përfundon gjithashtu se ndërsa dhuna ka rënë, niveli i tensioneve ndëretnike mbetet i lartë veçanërisht që nga shpallja e njëanshme e pavarësisë nga Prishtina në shkurt. Nënkryeministri Hajredin Kuçi tha të dielën se qeveria do ta marrë raportin seriozisht dhe do të punojë për të përmirësuar marrëdhëniet midis komuniteteve. (Koha Ditore, Express, Zeri - 22/09/08; Rtk, B92, Kontakt Plus, Glas Srbije - 21/09/08)

Kjo përmbajtje është autorizuar nga SETimes.com
Loading

Çfarë mendoni rreth këtij artikulli

icon12345icon

Artikujt e sotëm

Loading

Artikuj që kanë lidhje

Loading