Kërkesa e Serbisë mbi Kosovën përfshihet në axhendën e Asamblesë së Përgjithëshme të OKB-së

18/09/2008

PRISHTINË, Kosovë -- Komiteti i Përgjithshëm i OKB-së i dha Serbisë dritën e gjelbërt të mërkurën (17 shtator) në përpjekjen e saj për të paraqitur argumente kundër pavarësisë së Kosovës. Serbia do të përpiqet të bindë Asamblenë e Përgjithshme se shpallja e pavarësisë nga Kosova ishte e paligjshme dhe se OKB duhet të kërkonte një opinion këshillues nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë (ICJ). Në përgjigje, kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi tha se "askush nuk duhet të habitet me nismën e Serbisë por përpjekjet e saj nuk mund të pengojnë përparimin e Kosovës". Ai u kërkoi vendeve anëtare të OKB-së t'i kundërvihen nismës.

Në lajme të tjera të mërkurën, zëdhënësi i UNMIK-ut Aleksander Ivanko tha se shtatë muaj pasi pushoi veprimin, gjykata në qytetin verior të Mitrovicës është gati të rinisë punën. Ajo do të rihapet në fillim të tetorit.

Gjithashtu të mërkurën, KFOR shprehu gadishmërinë e vet për të ndërhyrë në çdo rast, në qoftë se merr një kërkesë nga UNMIK apo nga institucionet e Kosovës. (Koha Ditore, Lajm, Zeri, Express - 18/09/08; Rtk, Telegrafi - 17/09/08)

Kjo përmbajtje është autorizuar nga SETimes.com
Loading

Çfarë mendoni rreth këtij artikulli

icon12345icon

Artikujt e sotëm

Loading

Artikuj që kanë lidhje

Loading