Feith i BE thotë se Kosova është në thelb e qëndrueshme që nga shpallja e pavarësisë

17/09/2008

STRASBURG, Francë -- Kosova mbetet relativisht e qëndrueshme shtatë muaj pas shpalljes së pavarësisë, tha të martën (16 shtator) Pieter Feith, përfaqësuesi i posaçëm i BE në Kosovë në fjalimin e tij të parë në komitetin e politikës së jashtme të Parlamentit Evropian. Feith i dha notë të lartë përparimit të qeverisë në legjislacionin që kishte për qëllim mbrojtjen e pakicave dhe trashëgimisë fetare e kulturore si dhe në procesin e decentralizimit të qeverisë.

Ndërkohë, ministri serb për Kosovën Goran Bogdanoviç tha të martën se prania e EULEX në Kosovë pa mandatin e duhur nga OKB është e papranueshme. Gjatë një takimi me këshilltarin për politikën e jashtme dhe sigurinë të BE, Stefan Lehne, Bogdanoviç përsëriti kundërshtimin e Serbisë ndaj misionit, duke pretenduar se prania e tij në ish krahinën serbe duhet të jetë pjesë e një pranie të bashkërenduar ndërkombëtare. (Zeri, Lajm, Koha Ditore, Telegrafi, Beta, B92 - 17/09/08; Tanjug - 16/09/08)

Kjo përmbajtje është autorizuar nga SETimes.com
Loading

Çfarë mendoni rreth këtij artikulli

icon12345icon

Artikujt e sotëm

Loading

Artikuj që kanë lidhje

Loading