Rumania propozon masa për të zgjidhur konfliktet në rajonin e Detit të Zi

02/09/2008

BRUKSEL, Belgjikë -- Rumania u propozoi krerëve të BE të hënën (1 shtator) një sërë masash për të përmirësuar situatën në rajonin e Detit të Zi, tha presidenti Traian Bashesku. Delegacioni rumun e qarkulloi dokumentin te të gjithë krerët e shteteve dhe qeverive të BE në takimin e jashtëzakonshëm të Këshillit Evropian mbajtur për të diskutuar konfliktin Rusi-Gjeorgji. Propozimi do t'u dërgohet gjithashtu vendeve anëtare të NATO-s, tha Bashesku. Në të, Bukureshti bën thirrje për solidaritet transatllantik dhe mbështet idenë se zgjidhja e konflikteve në zonën e Detit të Zi, duke përfshirë konfliktin transdniestrian, është e mundshme vetëm duke respektuar ligjin ndërkombëtar, të drejtën e sovraniteti dhe integritetit territorial dhe pacënueshmërinë e kufijve shtetërorë. Dokumenti i kërkon BE të luajë një rol më të madh në të gjitha bisedimet lidhur me të tilla konflikte, sugjeron vendosjen e mekanizmave paqeruajtëse dhe mbështet një rol më të madh të NATO-s në rajonin e Detit të Zi. (Mediafax, Agerpres, Ziare - 01/09/08)

Kjo përmbajtje është autorizuar nga SETimes.com
Loading

Çfarë mendoni rreth këtij artikulli

icon12345icon

Artikujt e sotëm

Loading

Artikuj që kanë lidhje

Loading