28/08/2008
SHKUP, Maqedoni -- Ambasada e SHBA në Shkup mohoi të mërklurën (27 gusht) raportet e medias për një nismë të mundshme nga sekretarja e shtetit e SHBA Kondoliza Rajs për mosmarrëveshjen e emrit midis Maqedonisë dhe Greqisë. "Qeveria e SHBA vazhdon të mbështesë procesin e negociatave të ndihmuar nga OKB dhe dëshëron që çështja të zgjidhet sa më parë të jetë e mundur. Të gjitha zërat se Shtetet e Bashkuara po ndjek politika të ndryshme janë të pabaza," thoshte një deklaratë e ambasadës. Të martën, media maqedonase pretendoi se Rajs do të paraqiste një plan për të zgjidhur mosmarrëveshjen e emrit në 23 shtator në Nju Jork.
Në lajme të tjera të mërkurën, parlamenti maqedonas miratoi njëzëri një rezolutë në mbështetje të refugjatëve që lanë rajonin grek të Maqedonisë gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe luftës civile që pasoi në Greqi. (ANA-MPA, In.news, Ta nea, Kathimerini, BalkanInsight - 26/08/08, Dnevnik - 28/08/08; Makfax, A1, Tanjug, B92 - 27/08/08