24/08/2008
BUKURESHT, Rumani -- Ministri i mbrojtjes Teodor Melescanu tha se Rumania mund të tërheqi 500 trupat e saj të vendosur në Irak midis 2010 dhe 2011. "Asnjë vendim mbi tërhqjen e mundshme të forcave tona nga Iraku nuk do të merret pa konsultimin paraprak me aleatët tanë," tha Melescanu për AFP të premten (22 gusht). Ai dëshiron të shikojë tërheqjen e forcave ndërkombëtare nga Iraku menjëherë pasi ushtria dhe forcat e sigurisë në vend të marrin detyruat që kanë aktualisht forcat e koalicionit. (AFP, Ziare.com - 22/08/08)