Beograd shprehet se do të bashkëpunojë vetëm me UNMIK

24/08/2008

BEOGRAD, Serbi -- Qeveria përsëriti të shtunën (23 gusht) se ajo do të bashkëpunojë vetëm me UNMIK, por jo me misionin e BE-së, EULEX në Kosovë. "Ne mendojmë që OKB është autoriteti i vetëm kompetent për të zgjidhur problemet e serbëve dhe jo-shqiptarëve të tjerë në Kosovë," tha të shtunën ministri serb për Kosovën Goran Bogdanovic.

Të premten, zëvendës-presidenti për Asemblenë e Komuniteteve të Bashkive të Kosovës dhe Metohijës, Marko Jaksic, dhe drejtuesi i Këshillit Kombëtar Serb për Veriun e Kosovës, Milan Ivanovic, i bënë thirrje serbë që punojnë në institucionet e Kosovës të heqin dorë nga vendet e tyre të punës. Gjatë një konference për shtyp në Mitrovicë, Jaksic tha se ai pret që anëtarët e qeverisë serbe të mbështesin përpjekjet e tyre.

Në lajmet e tjera të së premtes, presidenti i Kosovës Fatmir Sejdiu tha se vendi do të caktojë ambasadorët e tij të parë jashtë shtetit në fund të gushtit. "Emërimi i ambasadorëve në vendet që kanë njohur pavarësinë e Kosovës është një kusht paraprak për thellimin e zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik," tha Sejdiu në një intervistë me Kosovalive. (B92, Beta, RTS, Netpress - 23/08/08; Tanjug, MIA, RTS, Kosovalive - 22/08/08)

Kjo përmbajtje është autorizuar nga SETimes.com
Loading

Çfarë mendoni rreth këtij artikulli

icon12345icon

Artikujt e sotëm

Loading

Artikuj që kanë lidhje

Loading