24/08/2008
ANKARA, Turqi -- Terroristët nga grupi radikal Fajkojtë e Lirisë të Kurdistanit (TAK) pretenduan të shtunën (23 gusht) përgjegjësinë për dy sulmet terroriste në Turqi të javës së kaluar. Grupi, besohet se ka lidhje me Partinë e Punëtorëve të Kurdistanit (PKK), thoshte një deklaratë në faqen e saj të internetit se sulmet ishin kundërpërgjigje ndaj qëndrimit të Ankarasë ndaj popullsisë kurde. Të martën, 13 oficerë policie u plagosën në një shpërthim në qytetin jugor të Mersin. Të enjten, 16 njerëz u plagosën në një sulm me bombë në Izmir. Policia arrestoi tetë njerëz të shtunën në lidhje me të. (AP, Anadolu news agency, AFP - 23/08/08)