Malta njeh pavarësinë e Kosovës

22/08/2008

PRISHTINË, Kosovë -- Malta deklaroi të enjten (21 gusht) se po njeh pavarësinë e Kosovës dhe do ti dërgoj një letër konfirmimi presidentit të Kosovës Fatmir Sejdiu dhe kryeministrit Hashim Thaçi. Letra shpall se nëpërmjet këtij akti, Malta i bashkohet vendeve të tjera evropiane dhe Perëndimit duke vendosur se nuk ka asnjë alternativë tjetër, mbas ngjarjeve të ndodhura në Kosovë gjatë dekadës së kaluar. Në total 45 vende kanë njohur pavarësinë e Kosovës duke përfshirë SHBA dhe 20 nga 27 shtete anëtare të BE-së.

Ndërkohë, Austria të enjten iu bashkua listës së vendeve që do të pranojnë pasaportat e reja të Kosovës. Mbas shfaqjes së këtij dokumenti të ri identifikimi, ambasada e Vienës në Prishtinë do të jetë në gjendje të lëshoj viza për ata që duan të udhëtojnë drejt Austrisë. (AFP, Kosovapress, RTS, Koha Vizion, RTK, Blic, Beta - 21/08/08)

Kjo përmbajtje është autorizuar nga SETimes.com
Loading

Çfarë mendoni rreth këtij artikulli

icon12345icon

Artikujt e sotëm

Loading

Artikuj që kanë lidhje

Loading