22/08/2008
NIKOSIA, Qipro -- Nikosia do të rishikoj qëndrimin e saj ndaj prespektivave të BE së Turqisë nëse Ankaraja ndryshon taktikat e saj në lidhje me çështjen e Qipros, Ministri i Jashtëm Markos Kiprianou deklaroi të enjten (21 gusht). Ai shtoi që zgjidhja e konfliktit të gjatë ndërmjet komuniteteve greke dhe qipriote mbi ishullin e ndarë është një nga parakushtet e BE-së për të lejuar Turqinë ti bashkohet rradhëve të saj. Turqia ka refuzuar të njohin Republikën e Qipros, një anëtare e BE-së, dhe ka ndaluar hyrjen e anijeve dhe avionëve qipriot në portet dhe aeroportet e saj. (Famagusta Gazette - 22/08/08; Phileleftheros - 21/08/08)