20/08/2008
ANKARA, Turqi -- Një vetëvrasës me bombë plagosi 12 oficerë policie në provincën jugore të Mersin të martën (19 gusht). Forcat e sigurisë morrën një informacion se dikush po përgatiste një bombë në makinën e Drejtorisë Rajonale të Rrugëve. Policia tha se në makinë ishin 30kg lëndë plasëse, e cila shpërtheu kur oficerët e policisë hapën zjarrin mbi të. Agresori, i cili vdiq në shpërthim, mbetet i paidentifikuar. (Hurriyet, Milliyet, Sabah - 20/08/08; Anadolu news agency, DHA, AP, Reuters, CNN Turk, Xinhua - 19/08/08)