Bashkimi kaukaz i nxitur nga Turqia do të fillojë si bashkëpunim

17/08/2008

ANKARA, Turqi -- Turqia planifikon të fillojë një aleancë kaukaze në bazë të bashkëpunimit ekonomik, njoftoi të shtunën (16 gusht) media vendase. Platforma Kaukaze e Stabilitetit dhe Bashkëpunimit thekson sigurinë e përbashkët dhe organe ekzekutive për Turqinë, Armeninë, Gjeorgjinë, Azerbaxhanin dhe Rusinë. Ankaraja propozoi aleancën në një përpjekje për të zgjidhur konfliktin gjeorgjian-rus. Ministri i jashtëm turk Ali Babacan do të takohet me homologun e tij rus, Sergei Lavrov, javën e ardhshme për të filluar krijimin e bashkimit.

Në lajmet e tjera, Turqia mohoi njoftimet se ka vendosur të mos firmosi marrëveshjet e energjisë me Iranin për shkak të ndikimit të SHBA-së. "Turqia është një vend i madh dhe nuk bën çdo gjë thjesht sepse dikush ja kërkon atë," tha Gul për gazetarët. Të enjten, Gul u takua me homologun e tij iranian, Mahmoud Ahmadinexhad, por ata nuk arritën të firmosin një marrëveshje të pritur mbi një gazsjellës. (Hurriyet, Sabah, Zaman, Milliyet, CNN Turk, Turkish Press - 16/08/08, Sabah, NTV - 16/08/08)

Kjo përmbajtje është autorizuar nga SETimes.com
Loading

Çfarë mendoni rreth këtij artikulli

icon12345icon

Artikujt e sotëm

Loading

Artikuj që kanë lidhje

Loading