12/08/2008
SARAJEVË, Bosnje-Hercegovinë (BiH) -- Përfaqësuesi i Lartë Miroslav Lajcak shprehet se Federata e BH (FBH) nuk është e shëndoshë as nga ana politike e as nga ana ekonomike dhe ai i vë fajin të katër partive në qeverisje -- Partia për Veprim Demokratik, Partia për BiH, Bashkimi Demokratik Kroat dhe Bashkimi Demokratik Kroat 1990. Në një intervistë me gazetën Vecernji List të së dielës (10 gusht), Lajcak shtoi se praktikat aktuale të injorimit të minoriteteve dhe rrëzimit me vota të ministrave në seancat e qeverisë nuk janë mënyra më e mirë për të shpënë BiH përpara. Ai u shpreh se konfliktet brenda qeverisë së FBiH tregojnë një kulturë të pazhvilluar politike për sa i përket kërkimit të kompromisit ose të zgjidhjeve të negociuara. Lajçak përsëriti se procesi politik mund të përmirësohet nëpërmjet reformave kushtetuese të cilat thotë ai duhet të jenë prioriteti kryesor i BiH-së, së bashku me integrimin në BE.
Të hënën, Lajcak bëri thirrje përsëri për kompromis lidhur me çështjen e pronave shtetërore, duke thënë se ajo dhe një vlerësim pozitiv nga Këshilli i Zbatimit të Paqes do të ishin kriteret më të vështirë për tu arritur në mënyrë që të mbyllet Zyra e Përfaqësuesit të Lartë. Duke u takuar me Zlatko Lagumdzija, drejtuesi i partisë kryesore të FBiH-së, Partia Social Demokratike, Lajcak theksoi se duke qenë se kushtetuta e BiH-së nuk specifikon se cili nivel i qeverisjes merr kontrollin mbi pronat, nevojitet marrëveshja politike. (RTRS, SRNA, Dnevni Avaz, Onasa, OHR - 11/08/08)