PKK pretendon përgjegjësinë për shpërthimin e naftësjellësit të BTC

08/08/2008

ANKARA, Turqi -- Partia terroriste e Punëtorëve të Kurdistanit (PKK) pretendoi përgjegjësinë për një shpërthim në naftësjellësin e Baku-Tbilisi-Ceyhan (BTC) në lindjen e Turqisë, njotoi media të premten (8 gusht). Në fillim, autoritetet lokale u shpreh se shpërthimi i të mërkurës u shkaktua nga një defekt i sistemit, jo nga sabotimi. Ajo shkaktoi një zjarr në seksionin afër me qytetin lindor të Refahije në provincën e Erzincan dhe ndërpreu rrjedhjen e naftës nëpërmjet naftësjellësit. Rebelët separatistë kurdë, të cilët janë aktivë në lindjen dhe juglindjen e Turqisë, kanë sabotuar naftësjellësit e gazit dhe naftës në të kaluarën si pjesë e fushatave të tyre të armatosura për autonominë kurde. Naftësjellësi BTC, i cili është akoma në flakë, do të mbyllet për 15 ditë, tha një zyrtar nga kompania shtetërore e naftës dhe gazit BOTAS. Ai transporton naftë nga deti Kaspik. (Zaman, Xinhua, Financial Times - 08/08/08; Hurriyet, AP - 07/08/08)

Kjo përmbajtje është autorizuar nga SETimes.com
Loading

Çfarë mendoni rreth këtij artikulli

icon12345icon

Artikujt e sotëm

Loading

Artikuj që kanë lidhje

Loading