Shpërthimet e fundit në Stamboll të shkaktuara nga sulm me mortajë

08/08/2008

ANKARA, Turqi -- Një sulm me mortajë ka shkaktuar shpërthimet afër një ndërtesë bashkiake në Stamboll të enjten (7 gusht), thanë burimet e sigurisë. Sulmi në rajonin Uskudar të Stambollit në fakt ka synuar shtabet e përgjithshme të ushtrisë dhe jo ndërtesën e bashkisë, siç u njoftua më parë. Katër herë është qëlluar me mortajë nga një varrezë, gati 500m nga ndërtesa e ushtrisë, njoftoi një agjenci lajmesh vendase. Tre punëtorë u plagosën lehtë në një sulm dhe u çuan në spital, tha shefi i policisë të Stambollit Celaletin Cerah. Policia po kërkon për dy njerëz vendas që janë larguar nga vendi i ngjarjes me motor, njoftuan agjencitë e lajmeve. (Hurriyet, CNN Turk, NTV, Turkish Press, Anadolu news agency, Dogan news agency, ANKA, AFP - 07/08/08)

Kjo përmbajtje është autorizuar nga SETimes.com
Loading

Çfarë mendoni rreth këtij artikulli

icon12345icon

Artikujt e sotëm

Loading

Artikuj që kanë lidhje

Loading