07/08/2008
ANKARA, Turqi -- Anëtarët e Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit (PKK) qëlluan me raketa një stacion policie në provincën lindore të Mus, duke vrarë një polic vonë të mërkurën (6 gusht). Tre oficerë të tjerë pësuan plagosje nga sulmi në qendrën e qytetit Malazgirt.
Në një incident më vete, një shpërthim tronditi një tren mallrash në provincën fqinje të Bitlis vonë të mërkurën, duke nxjerrë nga binarët tre vagona. Nuk u raportua asnjë plagosje. (Hurriyet, Milliyet - 07/08/08; Anadolu news agency, NTV, CNN Turk - 06/08/08)