Mali i Zi dënon 12 etnik shqiptar me burgim për komplotim rebelimi

06/08/2008

PODGORICË, Mali i Zi -- Një gjykatë në Podgoricë të martën (5 gusht) dënoi një grup prej 12 etnikësh shqiptarë me burgim përgjegjës se kanë komplotuar një revoltë. Ajo gjeti se 12 vetë, duke përfshirë katër qytetarë amerikanë me origjinë malazeze, fajtorë si bashkëpunëtor. Gjatë dhënies së vendimit, gjykata tha se komplotistët, të cilët kanë bashkëpunuar midis viteve 2004 dhe 2006, u përpoqën të krijojnë një rajon të shkëputur, kryesisht shqiptar në pjesën lindore të vendit. Policia arrestoi grupin në shtator 2006 në prag të votimit parlamentar në Malin e Zi, e cila sapo kishte shpallur pavarësinë nga Serbia. Gjykata dënoi pesë anëtarë të tjerë nga i njëjti grup për mbajtje të paligjshme të armëve dhe lëndëve plasëse. Të 17 morrën dënime që zgjasnin nga tre muaj në gjashtë vite e gjysëm. Në fillim, grupi u përball me akuza terrorizmi.

Në lajmet e tjera, pesë ish-ushtarë të Ushtrisë Jugosllave u arrestuan të martën në Bijelo Polje të akuzuar për kryerjen e krimeve të luftës në vitin 1999 kundër civilëve shqiptarë në fshatin e Kaludjerski Laz. Veteranët janë pjesë e një grupi prej tetë vetash të akuzuar për trajtimin çnjerëzor të 23 civilëve. (RTCG, AP, Blic, Makfax, B92, Beta, Focus - 05/08/08)

Kjo përmbajtje është autorizuar nga SETimes.com
Loading

Çfarë mendoni rreth këtij artikulli

icon12345icon

Artikujt e sotëm

Loading

Artikuj që kanë lidhje

Loading