Shërbimi i zbulimit gjerman nuk beson për përfshirjen e PKK-së në shpërthimet e Stambollit

04/08/2008

BERLIN, Gjermani -- Shërbimi i zbulimit gjermane nuk besojnë se Partia terroriste e Punëtorëve të Kurdistanit (PKK) është e përfshirë në sulmet me bombë të 27 korrikut në Stamboll, njoftuan mediat të hënën (4 gusht). "PKK nuk ka kryer shpërthimet me bombë," Ernst Uhrlau, president i agjencisë të Shërbimit Inteligjent Gjerman (BND) tha për Bild. Uhrlau u shpreh se medodat e përdorura në Stamboll nuk përshtaten me ato të PKK-së, e cila ka mohuar çdo përfshirje. "Duke analizuar teknikat dhe vendin, ka më shumë mundësi që një strukturë brenda shtetit ose një organizatë radikale islamike të jetë përgjegjëse," shtoi Uhrlau. Të shtunën, ministri i brendshëm turk Besir Atalay fajësoi PKK-në për sulmet që vranë 17 njerëz dhe plagosën më shumë se 150 të tjerë. Ai lajmëroi gjithashtu arrestimin e disa anëtarëve të PKK-së.

Në lajmet e tjera, trupat turke vranë tetë anëtarë të PKK-së në përplasjet në provincën juglindore të Sirnak, tha Shtabi i Përgjithshëm në një deklaratë në faqen e tij të internetit të dielën. Të premten, militantët PKK hapën zjarr mbi rojet e e fshatit në zonën malore gjatë kufirit me Irakun, duke vrarë pesë dhe duke plagosur pesë të tjerë. (Sabah, Zaman, Anadolu news agency, Bild - 04/08/08, AFP, Hurriyet, Turkish Press - 03/08/08)

Kjo përmbajtje është autorizuar nga SETimes.com
Loading

Çfarë mendoni rreth këtij artikulli

icon12345icon

Artikujt e sotëm

Loading

Artikuj që kanë lidhje

Loading