01/08/2008
ANKARA, Turqi -- Trupat vranë dy anëtarë të Partisë terroriste të Punëtorëve të Kurdistanit (PKK) të enjten (31 korrik) në krahinën lindore Tunceli, raportoi media lokale. Në një incident më vete të enjten, një pritë e PKK thuhet se vrau një ushtar turk dhe plagosi dy të tjerë në qytetin qendror të Sivas. PKK është renditur si një organizatë terroriste nga shumica e komunitetit ndërkombëtar duke përfshirë Shtetet e Bashkuara dhe BE. (Hurriyet - 01/08/08, Hurriyet, Dogan news agency, Anadolu news agency, CNN Turk - 31/07/08)