Grupi i sapodalë merr përgjegjësinë për bombat në Greqi

01/08/2008

ATHINË, Greqi -- Një grup i sapodalë terrorist mori përgjegjësinë për tre bombat në Greqi midis viteve 2004 dhe 2008, raportoi media të enjten (31 korrik). Organizata që e quan veten Vullneti Popullor dërgoi një deklaratë të mërkurën në të përditshmen Eleftherotypia. Grupi thoshte se ishte përgjegjës për bombën në një gjykatë në qytetin qendror të Larisës në 2004, ku u plagos lehtë një njeri. Vullneti Popullor mori gjithashtu përgjegjësinë për dy orvatje bombe në Athinë, kundër zyrave të kompanisë farmaceutike gjermane Bayer në qershor 2007 dhe kundër Komitetit Ekonomik e Social të Greqisë të enjten që kaloi. (Ta nea, Eleftherotypia, In.news, SKAI, AP - 31/07/08)

Kjo përmbajtje është autorizuar nga SETimes.com
Loading

Çfarë mendoni rreth këtij artikulli

icon12345icon

Artikujt e sotëm

Loading

Artikuj që kanë lidhje

Loading