Policia arreston nëntë vetë në hetimin e bombave të Stambollit

31/07/2008

ANKARA, Turqi -- Policia arrestoi të mërkurën (30 korrik) nëntë vetë në lidhje me dy bombat e së dielës në Stamboll. Raportet e medias lokale thonë se policia nuk dha hollësi mbi të dyshuarit apo motivet e tyre të mundshme. Dy bombat shpërthyen me minuta larg njëra tjetrës, të dielën, në një rrugë të dendur të Stambollit, duke vrarë 17 vetë, përfshirë pesë fëmijë, dhe duke plagosur më tepër se 150. "Ata synuan me qëllim njerëz të pafajshëm pa bërë dallim midis burrave e grave, të moshuarve e fëmijëve," tha presidenti Abdullah Gul i cili vizitoi skenën të mërkurën. Ndërsa zyrtarët duan të thonë se ka gisht Partia terroriste e Punëtorëve të Kurdistanit (PKK), grupi mohon përzjerjen e tij.

Në lajme të tjera të mërkurën, shtabi i përgjithshëm turk njoftoi se forcat e sigurisë kapën pesë anëtarë të PKK në një zonë malore të krahinës juglindore Sirnak. Trupat zunë gjithashtu një numër armësh dhe 20 kg eksploziv. (Hurriyet, Anadolu news agency, Zaman, Turkish Press, Sabah, AFP, Reuters, BBC - 30/07/08)

Kjo përmbajtje është autorizuar nga SETimes.com
Loading

Çfarë mendoni rreth këtij artikulli

icon12345icon

Artikujt e sotëm

Loading

Artikuj që kanë lidhje

Loading