Policia dyshon një grup të sapodalë terrorist në Greqi

30/07/2008

ATHINË, Greqi -- Autoritetet dyshojnë se një grup i ri terrrorist është prapa një kërcënimi me bombë në qendër të Athinës, raportoi media lokale të mërkurën (30 korrik). Policia shpërtheu një bombë gjetur jashtë një godine qeveritare në distriktin Neo Kosmos të martën pasi dikush bëri tre telefonata paralajmëruese për policinë dhe mediat e lajmeve. Sipas policisë, një grup i ri terrorist po përpiqet të përmirësojë teknikat e veta duke bërë sulme eksperimentale. Bomba e orvatur të martën është lidhur me një incident të ngjashëm në qershor kur policia shpërtheu një bombë të gjetur jashtë zyrave të Bayer Corporation në Athinë.

Në lajme të tjera, një tërmet i matur 5.0 të shkallës Rihter goditi Greqinë perëndimore të mërkurën herët por nuk shkaktoi viktima apo dëme. Epiqendra e tij u përcaktua nën det në juglindje të ishullit ionian të Qefalonisë. (In-news, ANA-MPA, Naftemporiki, SKAI, Kathimerini, Ta nea, AP - 30/07/08)

Kjo përmbajtje është autorizuar nga SETimes.com
Loading

Çfarë mendoni rreth këtij artikulli

icon12345icon

Artikujt e sotëm

Loading

Artikuj që kanë lidhje

Loading