Ambasadori i SHBA në Shqipëri thotë se policia duhet të jetë e pavarur nga politika

30/07/2008

TIRANË, Shqipëri -- Politika nuk duhet të cënojë punën e policisë, tha të martën (29 korrik) ambasadori i SHBA në Shqipëri John Withers, në një konferencë mbi trainimin e policisë në Tiranë. "Pavarësia e policisë nga çdo manipulim politik është thelbësor për të fituar besimin e popullit," theksoi ai duke shtuar se kyçi për rendin e ligjit është pasja e personelit të besueshëm policor. Konferenca u ndoq gjithashtu nga përfaqësuesi i OSBE në Shqipëri Robert Boshi cili u kërkoi policëve të bëjnë trainim të vazhdueshëm për të qenë efektivë në luftën ndaj krimit dhe korrupsionit.

Në lajme të tjera të martën, FMN lëshoi raportin e vet të fundit mbi Shqipërinë. Ai përfundon se reformat e paplota në sektorin e energjisë dhe nevoja për mbikqyrjen e bankës janë probleme të mëdha. Media lokale citoi raportin më tej duke thënë se Shqipëria duhet gjithashtu të përmirësojë qeverisjen e vet dhe sistemin gjyqësor dhe të trajtojë çështjen e pronësisë. Në përgjithësi, megjithatë, FMN thotë se ecuria ekonomike e vendit mbetet pozitive. (Gazeta shqiptare, Shqip, Shekulli - 30/07/08; Top Channel, BalkanWeb, Alsat - 29/07/08)

Kjo përmbajtje është autorizuar nga SETimes.com
Loading

Çfarë mendoni rreth këtij artikulli

icon12345icon

Artikujt e sotëm

Loading

Artikuj që kanë lidhje

Loading