30/07/2008
SHKUP, Maqedoni -- Ambasadori i BE në Shkup, Ervan Fuere i bëri thirrje opozitës të martën (29 korrik) të kthehet në parlament sa më shpejt të jetë e mundur. Bashkimi i Social Demokratëve të Maqedonisë (SDSM), Partia Liberale Demokratike, Partia e Re Social Demokrate dhe partia Alternativa e Re, të gjithë anëtarë të koalicionit Dielli, vendosën të bojkotojnë sesionin parlamentar pas arrestimit të nënpresidentit të SDSM dhe guvernatorit të Strumicës Zoran Zaev. Prokurorët thonë se ai shpërdoroi pushtetin gjatë një tenderi për një mjedis lokal dyqanesh. Fuere tha se bojkotimi prish punën e institucioneve qeverisëse dhe përzë investitorët e huaj. "Kjo është një sëmundje që duhet të shrrënjoset në Maqedoni," tha Fuere pas takimit me Ivica Boçevskin, nënkryeministër përgjegjës për çështjet evropiane. (Vecer - 30/07/08; A1, Makfax - 29/07/08)