Ishulli grek i Rodosit shpall gjendjen e jashtëzakonshme për shkak të zjarreve

23/07/2008

ATHINË, Greqi -- Autoritetet në Rodos deklaruan të martën (22 korrik) një gjendje të jashtëzakonshme në zonat jugore të ishullit për shkak të zjarreve rrënues. Flakët shpërthyen nëpër mijra hektarë pyje, duke detyruar evakuimin e fshatit Moni Skiadi. Ato prenë gjithashtu furnizimin me ujë, korent elektrik dhe komunikimin me telefon në fshatin Agios Isidoros. Autoritetet thonë se një zjarr që shpërtheu të martën në Kotsupias, Greqi, kërcënon tani fshatin Kokino Nero. (Express, Kathimerini, In.news, Naftemporiki - 23/07/08)

Kjo përmbajtje është autorizuar nga SETimes.com
Loading

Çfarë mendoni rreth këtij artikulli

icon12345icon

Artikujt e sotëm

Loading

Artikuj që kanë lidhje

Loading