Rumania renditet e para në BE lidhur me numrin e hetimeve të përvetësimeve nisur vitin e kaluar

23/07/2008

BUKURESHT, Rumani -- Rumania nisi hetimet për 95 raste përvetësimesh në 2007, më tepër se cilido vend tjetër i BE, sipas një raporti vjetor nga Zyra Evropiane e Anti-shpërdorimit (OLAF) botuar të martën (22 korrik). Raporti vinte në dukje se 60% e hetimeve të hapura në 2007 erdhën nga pesë vende anëtare: Rumania, Italia, Gjermania, Bullgaria dhe Belgjika. Raporti i OLAF mbulonte disa fusha të tilla si bujqësia, doganat tranzite, cigaret, fondet e parapranimit dhe ato strukturore. Një raport i Komisionit Evropian mbi menazhimin e fondeve dhe sistemin gjyqësor në Rumani e Bullgari pritet të mërkurën. (HotNews, Mediafax, Agerpres - 22/07/08)

Kjo përmbajtje është autorizuar nga SETimes.com
Loading

Çfarë mendoni rreth këtij artikulli

icon12345icon

Artikujt e sotëm

Loading

Artikuj që kanë lidhje

Loading