Gjykata Kushtetuese e Turqisë do të debatojë të hënën rastin e mbylljes së AKP

23/07/2008

ANKARA, Turqi -- Gjykata kushtetuese do të nisë debatimin e rastit të mbylljes kundër Partisë qeverisëse për Drejtësi e Zhvillim (AKP) të hënën (28 korrik), tha të martën nënkryetari i gjykatës Osman Paksut. Gjykata do të përpiqet të bëjë vendimin e saj "sa më parë të jetë e mundur" shtoi ai. Anëtarët e gjykatës kanë shqyrtuar raportin mbi rastin e AKP paraqitur nga raportuesi Osman Çan i cili këshillon kundër mbylljes së partisë. Kjo e fundit është akuzuar për prishje të karakterit sekular të shtetit.

Në lajme të tjera, policia turke arrestoi të mërkurën 26 vetë me lidhje të dyshuara me grupin sekularist Ergenekon i cili është akuzuar për komplotimin e një grushti shteti kundër qeverisë pro-islamike. Një operacion i shkallës së madhe i policisë në krahinat Konia, Kocaeli, Elazig, Mersin dhe në Stamboll, ndaloi të dyshuarit. (Hurriyet, CNN Turk, NTV, Zaman, Sabah, Turkish Press, Anadolu news agency - 23/07/08, Hurriyet, Anadolu news agency - 22/07/08)

Kjo përmbajtje është autorizuar nga SETimes.com
Loading

Çfarë mendoni rreth këtij artikulli

icon12345icon

Artikujt e sotëm

Loading

Artikuj që kanë lidhje

Loading