23/07/2008
TIRANË, Shqipëri -- Kryeministri Sali Berisha njoftoi një riorganizim qeverie të martën (22 korrik). Anila Godo u emërua ministre e re e shëndetësisë, duke zëvendësuar Nard Ndokën e Partisë Kristian Demokratike. Ministri i arsimit Genc Pollo lë postin e tij për t'u bërë zëvendëskryeministër i ri, një post i lënë vakant në mars kur Gazmend Oketa u bë ministër i mbrojtjes. Pollo do të zëvendësohet nga Fatos Beja. Ndryshimet duhet të miratohen si nga parlamenti dhe nga presidenti Bamir Topi.
Në lajme të tjera, duket se dy partitë më të mëdha të opozitës po konsiderojnë një nivel të bashkëpunimit të ardhshëm. Kreu i Lëvizjes Socialiste për Integrimin, Ilir Meta, ftoi të martën Partinë Socialiste për të diskutuar reformat zgjedhore. Grindja midis dy partive ka bërë që disa nga anëtarët të shkëmbejnë rradhët. (Koha Jone, Shekulli, Panorama, Shqip - 23/07/08; TVSH, Alsat, Vizion +, Top Channel - 22/07/08)