23/07/2008
BERLIN, Gjermani -- Policia arrestoi një shtetas turk 47 vjeçar për drejtimin e degës gjermane të Partisë terroriste të Punëtorëve të Kurdistanit (PKK) deri muajin e fundit, njoftuan prokurorët federalë të martën (22 korrik). I ndaluari, identifikuar si Husein A., u arrestua në qytetin perëndimor Detmold të hënën. Ai pretendohet se kryesonte organizatën ilegale gjermane të PKK gjatë vitit të kaluar. Gjermania e nxorri jashtë ligjit PKK më 1993. Muajin e fundit, autoritetet gjermane ndaluan TV pro-kurd Roj. Policia thotë se PKK planifikonte të vriste ministrin e brendshëm gjerman Wolfgang Schaeuble për rolin e tij në ndalimin e TV. (RTTNews, Press TV - 23/07/08, Deutsche Welle, DPA, Reuters, Xinhua - 22/07/08)