22/07/2008
TIRANË, Shqipëri -- Policia arrestoi pesë vetë të hënën (21 korrik) të dyshuar për ngritjen e një rrjeti për emigrimin e paligjshëm në Greqi dhe vende të tjera të BE. Autoritetet thonë se grupi kërkonte 3,000 euro për çdo person që ndihmonte të kalonte matanë kufirit grek.
Në lajme të tjera të hënën, ligjbërësit shqiptarë miratuan një shtesë 164 milion euro në fondet e buxhetit. Kryeministri Sali Berisha tha se fondi i ri tregon suksesin e reformave të qeverisë në doganat dhe administratën e taksave. Opozita bojkotoi sesionin pasi akuzoi koalicionin qeverisës për moscaktimin e fondeve shtesë për sektorët më në nevojë. (Top Channel, BalkanWeb, News 24, Alsat - 21/07/08)