Franca vë pengesë të re në udhën e pranimit të Turqisë në BE

22/07/2008

PARIS, Francë -- Vonë të hënën (21 korrik), një sesion i përbashkët i parlamentit miratoi një amendament kushtetues propozuar nga presidenti Nikolas Sarkozi, parë nga shumë si një masë për të penguar pranimin e Turqisë në BE. Masa parashikon mbajtjen e një referendumi në Francë mbi çdo traktat që miraton pranimin e një anëtari të ri të BE. Ky kusht megjithatë mund të shmanget në qoftë se tre të pestat e shumicës në senat dhe dhomën e ulët janë gati për ratifikim parlamentar në vend të ratifikimit nëpërmjet referendumit. Sarkozi është kundër anëtarësimit të Turqisë në BE duke këmbëngulur se vendi nuk është në Evropë. Në vend të anëtarësimit të plotë, ai mbështet një "partneritet të priviligjeuar" për Turqinë. (Hurryiet, The Times - 22/07/08, AFP, AP, DPA - 21/07/08)

Kjo përmbajtje është autorizuar nga SETimes.com
Loading

Çfarë mendoni rreth këtij artikulli

icon12345icon

Artikujt e sotëm

Loading

Artikuj që kanë lidhje

Loading