BE kërkon spjegim nga Gjermania lidhur me kufizimet ndaj rumunëve dhe bullgarëve

22/07/2008

BERLIN, Gjermani -- Komisioni Evropian (KE) i kërkoi Gjermanisë të spjegojë vendimin e saj për të kufizuar numrin e punëtorëve rumunë e bullgarë me aftësi të ulta që ajo do të pranojë deri në 2011, raportoi media rumune e bullgare të hënën (21 korrik). Qeveria gjermane i kërkoi BE të shtyjë kufizimet e saj mbi punëtorët evropianolindorë deri në 2011, megjithëse Gjermania ka nevoja urgjente për punë. "Gjermania duhet të japë një spjegim, dhe atëhere unë do të shoh në se argumentet janë bindëse," i tha të dielën së përditshmes Allgemeine Zeitung në Bon, Vladimir Spidla, komisioneri i BE për punësimin, çështjet sociale dhe mundësitë e barabarta. Një vend anëtar i BE mund të vendosë të mbyllë kufijtë e vet ndaj punëtorëve të huaj deri në 2011 në qoftë se qeveria provon se ka një rrezik serioz të prishjes së tregut të punës, shtoi ai. (HotNews, NewsIn, Dnevnik, Sega, BTA, BNR - 21/07/08, AFP, Allgemeine Zeitung - 20/07/08)

Kjo përmbajtje është autorizuar nga SETimes.com
Loading

Çfarë mendoni rreth këtij artikulli

icon12345icon

Artikujt e sotëm

Loading

Artikuj që kanë lidhje

Loading