BE do të hapë dy kapituj të rinj negociatash me Turqinë

17/07/2008

BRUKSEL, Belgjikë -- BE do të hapë dy kapituj të rinj në negociatat e pranimit me Turqinë, njoftoi të mërkurën (16 korrik) ministri i jashtëm francez Bernard Kushner vendi i të cilit mban tani presidencën gjashtë-mujore të rradhës së BE. Kjo e fundit nuk do të jetë në gjendje të presë anëtarë të rinj përpara miratimi ttë Traktatit të Lizbonës të cilin votuesit irlandezë e kundërshtuan në qershor, shtoi Kushner. Turqia u bë një vend kandidat i BE në dhjetor 1999 dhe bisedimet e pranimit nisën në tetor 2005. Në 2006, BE ngriu bisedimet me Ankaranë në tetë nga 35 kapitujt duke thënë se Turqia nuk përmbushi detyrimet e veta në kuadrin e protokollit shtesë të marrëveshjes shoqëruese.

Ndërkohë, senati frëng diskutoi një propozim të mërkurën për një amendament kushtetues që do të kërkonte një referendum mbi pranimin e anëtarëve të rinj në BE, raportoi media. Projekt-ligji, megjithatë e lejon presidentin të vendosë në se do të kërkojë një votim parlamentar në vend të një referendumi, në qoftë se tre të pestat e ligjbërësve në senat dhe dhomën e ulët e pranojnë. (Zaman, NTV - 17/07/08, Hurriyet, Turkish Press, Reporter - 16/07/08)

Kjo përmbajtje është autorizuar nga SETimes.com
Loading

Çfarë mendoni rreth këtij artikulli

icon12345icon

Artikujt e sotëm

Loading

Artikuj që kanë lidhje

Loading