16/07/2008
ATHINË, Greqi -- Një zjarr i madh detyroi evakuimin e dy fshatrave dhe kërcënoi një fabrikë municionesh në Greqinë qendrore të martën (15 korrik), raportoi media lokale. Flakët shkatërruan dy shtëpi në Oinoi, rreth 60 km në veriperëndim të Athinës. Zjarrfikësit lokalë udhëhoqën evakuimin e fshatrave Panakton dhe Pili. Autoritetet thanë se flakët erdhën brenda 20 metra nga një fabrikë municionesh jashtë Athinës përpara se zjarrfikësit të qenë në gjendje t'i sprapsnin ato.
Në lajme të tjera të martën, policia shqiptare arrestoi katër vetë në lidhje me një sërë zjarrvëniesh që shkaktuan dëme të konsiderueshme në Shqipërinë jugore. Të katër ata ndeshen me akuza për dëmtimin e një numri banesash dhe një fabrike pranë Vlorës dhe Fierit. (ANA-MPA, Kathimerini, Naftemporiki, SKAI, Koha Jone, BallkanWeb, News 24 - 16/07/08, Elephteros typos, AFP, AP, Philelefteros - 15/07/08)