16/07/2008
TIRANË, Shqipëri -- Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jaap de Hoop Scheffer i tha BBC të martën (15 korrik) se Shqipëria do të bëhet anëtare e plotë e NATO-s në samitin e ardhshëm në Strasburg, Francë, në pranverë. Duke diskutuar perspektivat e integrimit evro-atllantik në rajon, de Hoop Scheffer tha se ato varen nga procesi i ratifikimit nga anëtarët e NATO-s. Ai shtoi se Shqipëria ka mjaft për të bërë lidhur me reformat që i duhet të zbatojë. (Panorama, Koha Ditore, BalkanWeb, Shekulli - 16/07/08; BBC - 15/07/08)