Krerët qipriotë konsiderojnë linjën e përhershme telefonike për komunikimin e drejtpërdrejtë

16/07/2008

NIKOSIA, Qipro -- Presidenti Demetris Kristofias dhe kreu turk qipriot Mehmet Ali Talat po shohin mundësine e vendosjej së një linje telefonike për komunikim të drejtpërdrejtë, tha të martën (15 korrik) Hoze Luis Diaz, zëdhënës i Forcës Paqeruajtëse të OKB-së në Qipro. Linja do të ketë për qëllim të lehtësojë përpjekjet e përtërira të të dy krerëve për të ribashkuar ishullin, shtoi Diaz. Kjo do të jetë linja e parë e komunikimit të drejtpërdrejtë midis krerëve të dy komuniteteve në më tepër se tre dekada. Aktualisht, thirrjet telefonike nga pjesa greke e Qipros në anën turke duhet të shkojnë nëpërmjet Turqisë. (Zaman, Hurryiet - 16/07/08, Famagusta Gazette, CNA, Philelefteros, AP - 15/07/08)

Kjo përmbajtje është autorizuar nga SETimes.com
Loading

Çfarë mendoni rreth këtij artikulli

icon12345icon

Artikujt e sotëm

Loading

Artikuj që kanë lidhje

Loading